Shkurt.ch
Zvicër: Vera i lëshon radhën shirave dhe stuhive
Në Nyon, buzë Liqenit të Gjenevës uji ka vërshuar dhe përmbytur nënkalimin në Stacionin Hekurudhor të qytetit
Vera e gjatë me temperatura të larta duket se do të përfundojë, njëherë për njëher, sot. Ndërsa në orët e vonshme të pasdites dhe në mbrëmjen e të enjtes një pjesë e madhe e Zvicrës dhe në veçanti pjesa e saj perëndimore, është goditur nga stuhi të fuqishme.
Kështu në Nyon, buzë Liqenit të Gjenevës uji ka vërshuar dhe përmbytur nënkalimin në Stacionin Hekurudhor të qytetit.
Edhe në pjesë të tjera të vendit janë regjistruar shira me erëra të forta ndërsa vende-vende, veç shiut ka pasur ehde breshër.
Shërbimet meteorologjike parashikojnë edhe për të premten (sot) stuhi të fuqishme. Por, sipas Meteo srf, paraditja e të premtes në zonën lindore të vendit do të jetë me diell ndërsa më vonë do të dominojnë vranësirat dhe do të ketë reshje shiu.
Temperaturat më të larta sot do të jenë deri në 24 gradë celsius.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












