Shkurt.ch
100 mijë nënshkrime për rrëzimin e “Iniciativës kundër migrimit masiv”
Synohet heqja nga kushtetuta e kontingjenteve të të huajve, që kanë ardhur si rezultat i iniciativës kundër migracionit masiv
Deri në gjysmën e muajit gusht janë mbledhur diçka më shumë se 100 mijë nënshkrime për iniciativën popullore “Jashtë nga qorrsokaku” (RASA).
Kjo iniciativë ka për qëllim të shpallë të pavlefshme iniciativën kundër migrimit masiv të votuar me një shumicë të ngushtë nga votuesit zviceranë më 9 shkurt 2014.
Në këtë kontekst, iniciatorët synojnë të heqin nga kushtetuta kontingjentet e të huajve, që janë futur në kushtetutë si rezultat i kërkesës së iniciativës kundër migracionit masiv.
RASA konsideron se deri në fund të gushtit do të grumbullohen edhe 20 mijë nënshkrime për të arritur kështu kuotë që siguron se do të ketë numër të mjaftueshëm nënshkrimesh të vlefshme.
Komiteti i RASA ka marrë tashmë mbështetje nga personalitete të njohura, në mesin e të cilëve edhe nga ish ministrja federale Micheline Calmy-Rey, reperi Greis etj.
Pas përfundimit të fazës grumbulluese, nënshkrimet duhet të dërgohen nëpër komuna për t`u bërë verifikimi i tyre, bën të ditur komiteti. Iniciativa pastaj pritet të dorëzohet më së voni nga fundi i vitit 2015.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













