Lajme
Zvicra nga viti 2028 me platformë digjitale për AVS dhe AI
Qytetarët në Zvicër pritet që nga viti 2028 të kenë qasje online në të dhënat e tyre të sigurimeve shoqërore për pensionin (AVS) dhe sigurimin e invaliditetit (AI), përmes një platforme të re digjitale.
Këshilli Kombëtar ka miratuar bazën ligjore për digjitalizimin e plotë të këtyre sistemeve, duke synuar modernizimin e shkëmbimit të të dhënave dhe reduktimin e procedurave me dokumente fizike.
Përmes platformës, qytetarët do të mund të kontrollojnë kontributet e tyre pensionale, të identifikojnë boshllëqet eventuale dhe të marrin një pasqyrë vjetore të llogarisë së tyre. Gjithashtu, do të mund të bëhet edhe një llogaritje paraprake e pensionit të ardhshëm, ndërsa dokumentet zyrtare do të dërgohen në mënyrë elektronike.
Përdorimi i platformës do të jetë vullnetar për qytetarët, por institucionet e sigurimeve do të jenë të detyruara të komunikojnë në mënyrë digjitale. Qeveria thekson se sistemi do të rrisë efikasitetin dhe transparencën, duke kursyer deri në 35 milionë franga në vit.
Kostoja e projektit vlerësohet rreth 15 milionë franga dhe platforma do të menaxhohet nga Qendra e Kompensimit. Projekti është miratuar me shumicë në Këshillin Kombëtar dhe tani kalon në Këshillin e Shteteve.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Në Lozanë hapet ekspozita “Trésors Vestimentaires”, kushtuar veshjeve tradicionale shqiptare -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Remitancat në rritje, diaspora vazhdon të mbështesë ekonominë shqiptare -
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global
Jeta në Zvicër
-
Moutier: Afati i fundit për ndërrimin falas të targave të Bernës me ato të Jura-s Në Moutier kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për të bërë falas ndërrimin e targave të... -
Fund i një epoke: SWISS ndalon shitjet “duty-free” në avionë -
Zvicra synon lehtësimin e aksesit në pilulën e emergjencës -
BE mbështet reformën për përfitimet e papunësisë për punëtorët ndërkufitarë, kosto shtesë të mundshme për Zvicrën -
Goditje për qeverinë zvicerane: Parlamenti dobëson reformën për infermierët












