Shkurt.ch
Zvicra duhet të shtojë ndihmën për refugjatët në Siri
Bessler është i mendimit se do të ishte e nevojshme një "shumë plotësuese prej 30, 40 ose madje edhe 50 milionë frangash" për këtë destinim
Zvicra do të shtojë shumën e ndihmës për Sirinë, të caktuar më herët. I deleguari i Këshilllit Federal për çështje të ndihmave humanitare, Manuel Bessler ka thënë se do të kërkojë nga qeveria e vendit mjete plotësuese të dedikuara për Sirinë. “Nevojat e popullatës në Siri për ndihma janë gjigante”, ka thënë Bessler në një intervistë dhënë radios SRF.
Ai ka shtuar se shuma prej 50 milionë frangash e vendosur fillimisht këtë vit nga qeveria për Sirinë dhe vendet e saj fqinje, tashmë është dhënë. Prandaj, Bessler është i mendimit se do të ishte e nevojshme një “shumë plotësuese prej 30, 40 ose madje edhe 50 milionë frangash” për këtë destinim.
Zvicra, nga viti 2011 merr pjesë në angazhimin që bashkësia ndërkombëtar ka marrë për t`u dalë në ndihmë viktimave të konfliktit në Siri.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












