Shkurt.ch
Rojet Kufitare ankohen për mungesë personeli
Trupave të Rojeve Kufitare u mungojnë edhe 200 deri 300 veta për të kryer punën me cilësi, ka thënë shefi i tyre
Shtimi i fluksit të refugjatëve që po mësyjnë Zvicrën e ka ballafaquar trupën e rojeve kufitare (GWK) me mungesë të personelit.
Shefi i GWK, Jürg Noth ka thënë për gazetën “Schweiz am Sonntag” se trupave që ai drejton u mungojnë edhe 200 deri 300 veta për të kryer punën me cilësi. Pikat ku kjo mungesë vërehet më shumë janë aktualisht Tesina (jugu i vendit), Brigu dhe kufiri lindor rreth Buchs-it të Kantonit St. Gallen.
“Nuk kemi mundësi t`i realizojmë të gjitha obligimet, para së gjithash ato në fushë të doganave”, ka thënë Noth. Për këtë arsye, ka shtuar ai, “turistët kufitarë” që blejnë mallra me sasi të palejueshme në shtetet që kufizohen me Zvicrën, nuk ka më mundësi të kontrollohen.
Ndaj gjithë kësaj mungese personeli, Këshilli Federal ka reaguar duke lejuar vetëm 48 vende të reja pune për trupat e rojeve kufitare.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














