Shkurt.ch
Mblidhen gati 7 milionë franga për refugjatët
Në Ditën kombëtare të solidaritetit për refugjatët organizata humanitare zvicerane “Glückskette” ka mbledhur fonde për të ndihmuar refugjatët në shtetet fqinje, si dhe në ato vende që janë në rrugë për shpëtim.
Organizata humanitare zvicerane “Glückskette” dhe organizatat e tjera partnere do t’u vijnë në ndihmë mijëra refugjatëve në vendet fqinje ku po zhvillohen konfliktet, si të atyre që janë në rrugë për të shpëtuar në Evropë.
Aksioni për mbledhjen e fondeve u hap nga ora shtatë e së martës. Në aksionin e së martës janë mbledhur 6.977.686 franga, raporton SRF, përcjell albinfo.ch.
Vullnetarët janë angazhuar deri në mesnatë në katër studiot SRG në Cyrih, Chur, Lugano dhe Gjenevë duke pranuar donacione premtime.
Në aksionin humanitar janë përfshirë edhe figura të politikës, kulturës dhe artit.
Donacionet do të përdoren për shpërndarjen e ushqimeve, ujit, ilaçeve dhe rroba, si dhe për të mbështetur qendrat e pritjes, të cilat ofrojnë mbështetje psikologjike dhe këshilla ligjore.
“Tani për tani, organizatat tona partnere në veçanti kanë nevojë për mbështetje dhe ndihma emergjente, sidomos rrugëve ballkanike, ku njerëzit ikin drejt Perëndimit”, thekson Priska Spörri, nga “Glückskette .
Pasaj do të vazhdohet me mbështjen e projekteve ekzistuese të ndihmës për organizatat partnere të Zvicrës në Liban, Jordani, Turqi dhe Irak.
Më shumë se 30 milionë franga zvicerane janë mbledhur për këto projekte në tre vjetët e fundit.
Dhjetë agjencitë partnere ofrojnë ndihmë në Liban, Jordani dhe Irak, edhe në rrugët e refugjatëve në Serbi, Greqi dhe Itali.
“Glückskette” ka mbledhur tashmë më shumë se gjashtë millionë franga për refugjatët që nga fillimi i fushatës aktuale në fund të gushtit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












