Shkurt.ch
Kush janë 69 xhihadistët e Zvicrës
Krahasuar me vendet e tjera evropiane problemi është më pak i theksuar. Megjithatë, një studim nga Universiteti i Cyrihut (ZHAW) ka rekomanduar masa parandaluese kundër këtij fenomeni.
Sipas studimit të bërë publik në Cyrih, “Jihadistischen Radikalisierung in der Schweiz”, nga 2001 deri në fund të marsit janë regjistruar 69 persona që kanë shkuar në luftë për “xhihad”.
ZHAW mbështetet në informacionet e Shërbimit Informativ Federal.
Të gjithë ata që kanë ndërmarrë rrugën e xhihadit janë në mes të 20 dhe 35 vjeç. Por ka edhe të moshës deri 49 vjeç. Një total prej 6 personash janë në mes 15 dhe 19 vjeç, 12 të tjerët prej 20-24 vjet.
Nga 66 udhëtarët, 12 janë të konvertuar, ndërsa 52 myslimanë janë kryesisht nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe Somalia, e ndjekur nga myslimanët e Zvicrës, e për 2 persona nuk ka asnjë informacion në lidhje me fenë.
Një profil tipik për xhihadistët në Zvicër nuk kanë arritur të sjellin autorët e studimit. Përkundrazi, ka pasur një heterogjenitet të madh në aspektin e prejardhjes sociale, arsimit dhe statusit socio-ekonomik.
Te disa prej islamistëve që kanë vënë re studiuesit janë edhe vështirësitë individuale të integrimit që kanë luajtur rol.
Sidomos myslimanët e rinj janë të ndjeshëm nga radikalizimi “xhihadist”.
E për emigrantët e rinj është dyfish më vështirë, sepse ata gjithmonë duhet të merren me familjet dhe origjinën e tyre.
Sipas ZHAW, në Zvicër mungojnë strategjitë e parandalimit.
Prandaj, sipas tyre, duhet të hapen dy qendra këshillimore në pjesën gjermane dhe frankofone, si dhe Helplines për të rinjtë, prindërit, mësuesit dhe imamët.
Për më tepër, programe të risocializimit duhet të zhvillohen edhe për të kthyerit.
Si referencë të parandalimit studiuesit e kanë përmendur edhe platformën albinfo.ch (faqe 20).
Më shumë për studimin në dokumentin në vijim:
Schlussbericht-Jihadismus-DE
Shkarko DokumentinTë tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni












