Lajme

Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës

Berlini mirëpret filmin e Dea Gjinovcit në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës

Filmi i regjisores Dea Gjinovci preku publikun në Berlin me rrëfimin e tij për plagët e luftës dhe fatin e familjeve që ende kërkojnë të afërmit e zhdukur, transmeton albinfo.de,

Vlen të theksohet se dita e dytë e Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin u shënua me shfaqjen e filmit “The Beauty of the Donkey”, me regji të Dea Gjinovcit.

Filmi u prezantua në kuadër të këtij manifestimi kulturor dhe, përmes rrëfimit, realizimit artistik dhe mesazhit të tij, ngjalli emocione të forta te publiku i pranishëm.

Shfaqja u ofroi pjesëmarrësve një pasqyrë të vuajtjeve të luftës në Kosovë dhe të fatit të shumë familjeve që humbën të afërmit e tyre gjatë luftës dhe që edhe sot vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve gjermane, anëtarë të trupit diplomatik, gazetarë, artistë, dashamirës të kulturës, si dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe mjaft prekëse.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe Albanian Film Festival Berlin./Albinfo.de

 

Mund të jetë një imazh i teksti
Faruk Ajeti në Colosseum Filmtheater.

https://www.facebook.com/faruk.ajeti.9/posts/pfbid02JJt44AGRPNz1jDCbpnPB3MEZrReAusvriqv2ys5TpjLQ9Ch9DAdnPnAy5iweBDaMl