Shkurt.ch
Zvicra mbetet pa karburante
Zvicra ditët e fundit u përball me një sfidë serioze – mungesën e karburanteve të mjaftueshme në pompat e benzinës. Ndoshta tingëllon çuditshëm se si në vendin më të pasur në botë përjetohet një mungesë e karburanteve, por ka një shpjegim logjik.
Për shkak të problemeve teknike gjatë javës së fundit rafineria e vetme ka stopuar punën. Për ta bërë situatën edhe më të komplikuar, niveli i Rajnës është i ulët dhe importi i lëndëve djegëse me anije aktualisht është i pamundur, raporton Handelszeitung, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet zvicerane vendosën të shfrytëzojnë rezervat shtetërore të benzinës dhe naftës. Kështu, duke shpresuar për të shmangur më të keqen – që të mbeten pompat e benzinës pa karburante.
Në fakt, praktikisht për herë të parë Zvicra po i shfrytëzon rezervat shtetërore të naftës që prej Luftës së Dytë Botërore, shkruan gazeta.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














