Shkurt.ch
Shkrimtarja nga Berlini: Zvicra për 24 orë
„Total alles über die Schweiz”, “Gjithçka për Zvicrën”, është titulli i librit të gazetares dhe shkrimtares Susann Sitzler. Në të ajo paraqet shumë fakte, shifra për vendin dhe njerëzit në 60 grafikone dhe ilustrime. Ajo nuk flet vetëm për të huajt, por edhe për banorët vendës.
Autorja paraqet qartë përveç traditave dhe stereotipet, pothuajse të gjitha tabelat e figurave të Zyrës Federale për Statistika.
Në një grafikon ilustron në atë që se çka mund të ndodhë në Zvicër për 24 orë.
Për shembull, zgjohen në mëngjes 8.391 milionë njerëz, 4.816 milionë njerëz janë duke punuar, 117 kanë thënë “po”-në e tyre dhe 92 kanë për t’u natyralizuar.
Sitzler e di se në këtë kohë 525 mijë qen janë duke vrapuar, se zviceranët hanë 2.7 tonë çokollatë dhe se konsumojnë 12 kilogramë kokainë.
Brenda 24 orëve, tre persona kryejnë vetëvrasje.
“Kjo do të thotë se njerëzit në Zvicër janë duke bërë mirë dhe ata kanë shumë mënyra për të zgjidhur problemet e tyre”, thotë autorja e librit.
Shumë vajza që kanë lindur në vitin 2013 kanë emrin Lea ose Leonie. Kurse për djemtë Julian apo Gian janë emra më atraktiv.
“Kam pritur që prindërit të zgjedhin emra më ekzotik për shkak të globalizimit”, thotë Sitzler për 20 min, përcjell albinfo.ch.
Ndër emrat më të zakonshëm të fundit janë Meier dhe Schmid. Në kategorinë e “mbiemrave të çuditshëm” janë, sipas autores, “Hösli”, “Emmenegger” dhe “Liechti”.
Për shembull, për gjermanët emra të kë tillë janë krejtësisht absurd, thotë autorja nga Berlini, e cila u rrit në Bazel.
Sa për ushqim, zviceranët mbajnë një dietë të shëndetshme. Çdo vit ata konsumojnë 89.7 kg perime, 76.6 kg fruta dhe 50.5 kg mish.
Sipas Sitzler, reagimet ndaj librit kanë qenë në masë të madhe pozitive, por kishte disa që megjithatë janë ndier pothuajse të fyer.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira


























