Shkurt.ch
SVP/UDC me 11 kandidatë për Këshillin Federal
Grupi parlamentar i SVP-së gjatë javës që vjen duhet të vendosë se cilin kandidat do ta dërgojë për votim para Asamblesë Parlamentare më 9 dhjetor
13 nëntori ka qenë dita e fundit kur SVP/UDC-ja ka pasur mundësi të zyrtarizojë kandidatët e saj për Këshillin Federal (qeverinë e vendit).
Siç dihet, me dorëheqjen e ministres Eveline Widmer-Schlumpf nga posti i saj qeveritar, një vend në ekzekutivin e Zvicrës mbetet i zbrazët. Ndërsa sipas fuqisë në parlalment që ka SVP dhe sipas një pranimi në heshtje nga shumica e partive, vendi i dytë në ekzekutiv i takon SVP-së dhe ai do të plotësohet më 9 dhjetor.
Deri në përmbyllje të afatit, në komisionin përkatës, kompetent për këtë proces, kanë arritur 11 kandidatura. Ndërsa grupi parlamentar i SVP-së gjatë javës që vjen duhet të vendosë se cilin kandidat do ta dërgojë për votim para Asamblesë Parlamentare më 9 dhjetor, njoftojnë mediet zvicerane.
Kandidatët janë: Norman Gobi, Guy Parmelin, Albert Röst, Oskar Freysinger, Heinz Brand, Thomas Aeschi, Hannes GermannThomas Hurter, Thomas de Courten dhe Davd Weis.
Është interesante se nga ky numër, 2 vijnë nga kantonet frankofone dhe një nga kantoi i vetëm italian, nga Tesina. Të gjithë 11 kandidatët janë meshkuj.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












