Shkurt.ch
Vështirësohet tërheqja paraprake e pensionit
Arsyeja është se personat që para moshës së pensionimit marrin shumën e përmendur, kur pensionohen pastaj ndodh të kërkojnë ndihma kompensuese
Paratë e sigurimit pensional në të ardhmen nuk mund të tërhiqen paraprakisht ashtu lehtë dhe pa komplikime siç bëhet sot. Siç dihet, njerëzit që kanë në askat e tyre pensionale para të akumuluara nga puna e tyre,mund të presin moshën e pensionit për të marrë pensionin në baza mujore por mund edhe të tërheqin paraprakisht tërë shumën e akumuluar.
Këtë mund ta bëjnë në rast se e lëshojnë vendin dhe në rastet kur e dëshmojnë se duan të nisin ndonjë investim, si fjala vjen ndërtim të shtëpisë ose ngritje të ndonjë firme.
Por Këshilli Federal ka vendosur të mërkurën që kjo gjë të pengohet. Arsyeja është se personat që para moshës së pensionimit marrin shumën e përmendur, kur pensionohen pastaj ndodh të kërkojnë ndihma kompensuese (ErgänzungsLeistungen).
Duke ndryshuar këtë praktikë, qeveria ka menduar në radhë të parë për personat që kanë marrë fondin e akumuluar të pensionit për t`u pavarësuar, gjegjësisht për të ngritur firma. Kjo për faktin se në rast falimentimi të firmës, paratë humben dhe personat në fjalë bëhen sërish të varur nga ndihmat kompensuese të shtetit.
Po ashtu Këshilli Federal planifikon që të kontrollojë në mënyrë më të detajuar se sa kapital të vetin posedon personi që kërkon të tërheq paraprakisht fondin e pensionit të tij.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














