Kosova
A do ta bëjë Kosova shërbimin e detyrueshëm ushtarak?
Ministri kosovar i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të bëhet vetëm në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka folur sot rreth shërbimit të detyrueshëm ushtarak, për të cilin ka premtuar kryeministri Albin Kurti. Mehaj tha se shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të bëhet vetëm në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sa i përket ushtrisë së detyrueshme, unë besoj që kjo është ëndërr e çdo qytetari të Republikës të Kosovës, që ta ketë një ushtri të mirëfilltë. Përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale, por ne jemi edhe në koordinim e sipër me partnerë e shtete të tjera, për të parë se në çfarë faza mundet ushtria e detyrueshme të futet si obligim në të ardhmen. Por, këtu duhet marrë plane konkrete, siç janë shtetet baltike. Kështu që jemi në koordinim e sipër këtu, por më e rëndësishmja është që në çdo veprim që marrë, unë e koordinoj bashkë me SHBA-në që të jetë në benefit të Kosovës dhe Ushtrisë të Kosovës”, tha Mehaj, transmeton Albinfo.ch.
Këto deklarime Mehaj i bëri para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku raportoi lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











