Shkurt.ch
A do të dyfishohen premitë shëndetësore deri në vitin 2030?
Premitë e sigurimeve shëndetësore mund të dyfishohen deri në vitin 2030. Kështu thonë analistët nga EY, kompani auditimi dhe konsulente (Ernst & Young).
Për pjesën më të madhe të popullsisë premitë atëherë ndoshta nuk do të jenë të durueshme.
Premitë mund të përbëjnë më shumë se njëmbëdhjetë për qind të të ardhurave në vitin 2030, me një mesatare prej gjashtë për qind në vitin 2014, vlerësojnë analistët e EY.
Në përgjithësi, shpenzimet shëndetësore pritet të rriten deri në 60 për qind, në 116 miliardë franga zvicerane, deri në vitin 2030.
Ky zhvillim do të çojë në një reduktim të konsiderueshëm të fuqisë blerëse”, thotë Ernst & Young. Personat privatë do të kontribuojnë në dy të tretat e financimit të sistemit shëndetësor zviceran. Dhe, kjo pjesëmarrje do të rritet.
Megjithatë, EY supozon se siguruesit shëndetësorë mund të zbusin rritjen e shpenzimeve shëndetësore. Kështu, Këshilli Federal ka vlerësuar potencialin e efikasitetit në 20 për qind.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












