Lajme
A do të zgjaten masat bllokuese në Gjermani?
Bllokimi, aktualisht në fuqi në vend, që ka detyruar mbylljen e dyqaneve dhe bizneseve në të gjithë Gjermaninë, do të zgjatet deri më 28 mars, me mundësinë e lehtësimit të kufizimeve të kontaktit, sipas një projektrezolute të propozuar.
“Çdo hap jashtë bllokimit, i vendosur në nivel kombëtar në mes të dhjetorit për të ndaluar një valë të dytë të COVID-19, do të ndryshojë në varësi të rajonit dhe do të bazohet në normat lokale të infektimeve”, shkruhet në planin e paraqitur, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Negociatat janë në vazhdim ndërsa pritet raundi i ardhshëm i bisedimeve mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të shtetit të mërkurën, kur do të merret një vendim përfundimtar mbi hapat e ardhshëm në lidhje me bllokimin.
Ndërkohë janë shtuar thirrjet për lehtësimin e masave, sidoqoftë, politikanët dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar se variante më të rrezikshme të COVID-19 po përhapen në Gjermani, më i rëndësishmi varianti B117, i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe.
Kjo është arsyeja për zgjatjen e propozuar të bllokimit, megjithëse do të lejohen takimet e deri në pesë personave nga dy familje, që do të hyjë në fuqi të hënën.
Aktualisht, grupet me më shumë se dy persona janë të ndaluara
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











