Lajme
A mund t’i marrin paratë e Trustit ata që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare?
Faton Morina, një qytetar, të cilit i punon vëllai në Gjermani nga viti i kaluar, por që ka të grumbulluara mjete në Trust në kohën kur ka punuar në Kosovë, ka shprehur interesim që të tërheqë disa mjete të vëllait të tij, pasi ai vetë nuk është kontributdhënës.
“Rreth 20 vjet më ka punuar vëllai, bashkë me gruan, me letra të rregullta. Tash ka shkuar në Gjermani, nuk e dimë nëse mund të tërheqim pak para nga kontributet e tij. Në Trust kanë thënë se duhet pritur të miratohet ligji në tërësi për t’u informuar me të gjitha detajet. Unë jam i papunë qe një kohë”, tha ai.
Jeton Demi, zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, tha për Lajmi.net, se çdo person, i cili ka kontribute, mund të tërheqë ato në bazë të legjislacionit që do të miratohet, transmeton Albinfo.ch.
“Çështja e tërheqjes së 10%-shit, sipas projektligjit të miratuar në Kuvend në leximin e parë, nuk ndërlidhet me të qenit ose jo aktivë si kontribuues. Çdo person që ka mjete të kursyera në Trust do të mundë të aplikojë, nëse hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore, për tërheqjen e 10%-shit.
Meqë aplikimi është menduar të jetë online, pra përmes internetit, kjo nuk paraqet asnjë problem për të aplikuar edhe kontribuuesit që nuk mund të mos jenë në momentin e aplikimit në Kosovë”, tha Demi.
Por, në gjithë këtë ka një problem të vogël për ata qytetarë që nuk kanë llogari bankare të hapur në Kosovë.
“Mjafton që të njëjtit të kenë numër personal të Kosovës dhe llogari aktive në një bankë po në Kosovë dhe i tërheqin pa problem”, shtoi tutje Demi.
Në Trust nuk kanë shifra se sa është vlera monetare e personave që aktualisht llogaria e tyre është joaktive.
“Në vlerë monetare nuk e kemi nxjerrë, por ndërsa llogari të papensionuara janë rreth 639 mijë llogari aktive janë rreth 350 mijë. Diferenca i bie të jenë llogari joaktive në periudhën shtator 2020. Këto shifra ndryshojnë çdo muaj”, shtoi tutje Demi.
Qytetarët që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës kanë kërkuar vazhdimisht që të marrin kursimet e tyre në Trust. Por, ky institucion nuk e ka të rregulluar me ligj këtë gjë, andaj me miratimin e ligjit do të mundë të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës, nëse ata kanë llogari bankare në Kosovë.
Deri më datë 12 tetor 2020, Trusti ka pasur nën menaxhim 2, 093, 590, 648 euro.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?












