Lajme
A po arrijnë ta marrin veten kompanitë pas ndërprerjes globale të teknologjisë?
Kompania e sigurisë kibernetike, CrowdStrike, bëri të ditur se “një numër i konsiderueshëm” i pajisjeve që u ndikuan nga ndërprerja globale e shërbimeve teknologjike, në fund të javës së kaluar, tani janë kthyer online.
Në një postim në rrjetet sociale, kompania tha se po “vazhdon të fokusohet në rikthimin e të gjitha sistemeve”.
Më herët, ajo pranoi se një gabim në përditësimin e të dhënave për sigurinë ka shkaktuar daljen nga funksioni të sistemit të kompjuterëve Microsoft Windows.
Microsoft vlerësoi se incidenti, i cili përshkruhet si një nga ndërprerjet më të këqija të shërbimeve teknologjike në histori, ka prekur 8.5 milionë kompjuterë në gjithë botën.
Më të goditurat ishin bizneset, bankat, spitalet dhe linjat ajrore – disa prej të cilave vazhdojnë përpjekjet për rikthimin e plotë në funksion, shkruan REL.
“Ne e kuptojmë ndikimin e thellë që kjo ka pasur te të gjithë. E dimë se klientët tanë, partnerët dhe ekipet e tyre të shërbimeve teknologjike po punojnë pa u lodhur dhe ne jemi thellësisht mirënjohës”, tha CrowdStrike.
“Kërkojmë falje për avarinë që është shkaktuar”, shtoi kompania.
Deri në këtë incident, kompania ishte një nga më të besueshmet në industrinë e sigurisë kibernetike.
Sipas ueb-faqes së saj, kompania CrowdStrike, ka 29.000 klientë në gjithë botën, përfshirë disa nga firmat më të mëdha në SHBA.
E-Diaspora
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres Ngjarja ndodhi në “Corso Ho Chi Min”, ku zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa dy... -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë








