Lajme
AAK kërkon vende të rezervuara edhe për diasporën
Pal Lekaj, nënkryetar i AAK-së, thotë se si nuk i shkoi ndërmend presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që në reformon zgjedhore të ketë vende të rezervuara edhe për diasporën
Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që drejtohet nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e konsideron ide të gabueshme deklaratën e presidentit Hashim Thaçi që në reformon e re zgjedhore të hyjnë edhe dy komunitet, malazezët dhe kroatët, e jo diaspora. AAK kërkon vende të rezervuar edhe për diasporën kosovare.
Pal Lekaj është nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ka polemizuar me presidentin Thaçi, i cili në takimin e parë që mbajti me partitë politike për të diskutuar reformën zgjedhore, propozoi disa ndryshime, por nuk e përmendi fare diasporën.
“Ku e la diasporën tonë. Pse nuk e përmendi që janë përafërsisht 600 – 700 mijë njerëz tanë dhe nuk i shkoi ndërmend presidentit të Kosovës, Thaçit, dhe ta thotë se duhet të kemi vende të rezervuara edhe për diasporën tonë”, tha Lekaj.
Ndërkohë, Presidenti Thaçi ka thënë se me reformën zgjedhore duhet që në Parlament të ketë edhe nga një deputet nga komuniteti kroat dhe ai malazias. Po ashtu ai kërkoi që të shkurtohet numri i deputetëve, nga 120 sa janë tash në 100 dhe zgjedhja e presidentit të bëhet nga populli.
Ky ishte takimi i parë që Thaçi si president i Kosovës mbledh partitë politike. Aty munguan tri partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, të cilat nuk e njohin juridiksionin e Thaçit si president. Madje opozita po kërkon zgjedhje të parakohshme dhe jo reformë zgjedhore.
Ndryshe, reforma zgjedhore që po e rinegocion Thaçi, kishte filluar në vitin 2011, por ishte ndërprerë për shkak të mosdiponimit të Thaçit dhe partisë së tij, PDK për ta përfunduar. Tani pasi Thaçi e ka siguruar postin e presidentit deri më 2021, kërkon reformë zgjedhore edhe për presidentin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër










