Shkurt.ch
Aardorfi, njëzëri kundër qendrës së re të azilit
Këtë vendim Asambleja e ka marrë si përgjigje ndaj shërbimit social të kantonit, i cili kishte marrë me qira dy ndërtesa në Aardorf për t`i shndërruar në qendra azili
Në asamblenë e komunës së vogël Aarburg të Kantonit të Aargaut, të gjithë pa përjashtim janë kundër hapjes së një qendre të re për strehimin e azilkërkuesve. Këshilltarët e asamblesë kanë votuar njëzëri që në qytezën e tyre të mos hapet një qendër e tillë. Sipas tyre kapacitetet e Aarburgut për pranimin e azilkërkuesve janë të shteruara dhe nuk ka më vend për diçka të tillë.
Komuna qysh tash ka njërën ndër shkallët më të larta të të huajve në kanton, kanë theksuar ata. Me 42% kjo shkallë është ndër më të lartat edhe në nivel të Zvicrës.
Këtë vendim Asambleja e ka marrë si përgjigje ndaj shërbimit social të kantonit, i cili kishte marrë me qira dy ndërtesa në këtë komunë për t`i shndërruar në qendra banimi për azilkërkues. Në këto ndërtesa ishte planifikuar të strehoheshin deri 90 azilkërkues. Me pranimin e vendimit të kantonit, Aarburgu do të kishte 124 azilkërkues të strehuar që është 10 për qind në krahasim me gjithë kantonin , që është e papranueshme për një komunë të vogël.
Sipas komunarëve të Aardorfit, përgjegjësit kantonalë nuk janë këshilluar fare me komunën kur kanë marrë vendimin për hapjen e qendrës, shkruan aargauerzeitung.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










