Lajme
Aargau: Më së shumti të dëbuar në katër vitete fundit
Në dy vitet e fundit, numri i të dëbuarve të huaj nga Kantoni i Aargau-t është rritur dukshëm, shkruan “Aargauer Zeitung”. Përderisa gjatë vitit 2008 nga ky kanton ishin dëbuar vetëm 67 persona, gjatë këtij viti, Zvicrën është dashur ta lëshojnë 114 persona (pa i llogaritur këtu azilkërkuesit).
Lidhur me këtë, këshilltarja komunale Milly Stöckli-Ammann (SVP) ka kërkuar sqarime nga qeveria kantonale. Në nëtor të vitit të kaluar, populli zviceran i kishte thënë një “PO” të qartë iniciativës së dëbimit. Mu për këtë, Stöckli-Ammann dëshiron të dijë nga qeveria kantonale se ç‘është duke ndërmarrë, për të zgjidhur problemet e praktikës së sotme të dëbimit.
Përgjigjja e qeverisë ka qenë se Kantoni i Aargau-t i dëbon personat me vendimet e plotfuqishme të instancave më të lartë gjyqësore.
Aargau: Ja edhe tabela e dëbimit të pesë viteve të kaluar
Qeveria gjithashtu i referohet grupit punues të ngritur nga ministrja Simonetta Sommaruga, i cili e ka përpunuar më konkretisht Ligjin për iniciativën e dëbimit. Për këtë, qeveria për momentin nuk e shehë të arsyeshme “mundësinë e negociatave”.
Në qershor të këtij viti, grupi punues do të paraqesë raportin e parë të iniciativës së dëbimit. Për shkak të dispozitave ligjore, nuk ka hapësirë për masa të menjëhershme, kanë deklaruar nga qeveria.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













