Kosova
Abazoviq sqaron votën e Malit të Zi pro Kosovës në KE
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota e Malit te Zi pro-Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk ishte kundër Serbisë.
Në seancën e sotme të Komitetit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë, Abazoviq, duke shpjeguar votën pro të Malit të Zi për Kosovën në KE, përmendi edhe Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se “një vend nuk do të ndalojë një tjetër nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare”, përcjell Albinfo.ch.
“Mali i Zi votoi pro së bashku me 33 vende të tjera. Interesi i Malit të Zi këtu është më i madhi. Ai reflektohet në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Ne nuk mund të japim një kontribut më të madh në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por mund të jemi miqësorë dhe t’i ftojmë shtetet të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, deklaroi ndër të tjera kryeministri shqiptar në komision, duke shtuar se shteti i tij ka marrëdhënie të mira me Serbinë.
“Kam qenë shumë kolegial, kam thënë se do të votojmë pro dhe se nuk ka asgjë kundër Serbisë. Ne jemi një vend që e kemi njohur Kosovën, jemi sjellë si të gjitha vendet që e kanë njohur, por ne i kuptojmë edhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, deklaroi ndër të tjera Abazoviq./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












