Shkurt.ch
Absolventët me shkolla të larta, në përparësi ndaj atyre me universitet
Vetëm 1% të atyre që kanë mbaruar një shkollë të lartë pedagogjike kanë mbetur pa punë ndërkohë që te të diplomuarit e universiteteve kjo shkallë është 4%
Studentët që zgjedhin të studiojnë në një shkollë të lartë pedagogjike në Zvicër janë në shumë aspekte në përparësi ndaj atyre që kanë studiuar në universitet. Një studim i realizuar në nivel të Zvicrës lidhje me këtë çështje ka ardhur në përfundimin se një vit pas përfundimit të studimeve, vetëm një për qind e atyre që kanë studiuar në shkollat e arta pedagogjike nuk kane mundur të gjejnë punë.
Nga ana tjetër, 4 për qind nga të diplomuarit me master të ndonjë universiteti, një vit pas përfundimit të studimeve kanë qenë ende pa punë.
Dhe, këtu nuk përfundon përparësia për absolventët e shkollave të larta pedagogjike. Ata janë të privilegjuar edhe nga ana financiare. Të diplomuarit nga këto shkolla, kur punojnë me normë të plotë, fitojnë 9000 franga në vit më shumë se kolegët e tyre me master universiteti.
Këto shifra kanë të bëjnë me vitin 2012, vit të cilit i referohet studimi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër















