Jeta në Zvicër
Abuzimet me vinjeta në autostradat zvicerane
Pothuajse gjysmë milioni shoferë i përdorin autostradat zvicerane pa një vinjetë ose me një vinjetë të falsifikuar. Në këtë mënyrë, shteti humbi gati 20 milionë franga në vit.
Sipas Administratës Doganore Federale (FCA), janë pesë për qind të të ardhurave totale të mundshme nga shitjet e vinjetës, siç tha zëdhënësi David Marquis në Agjencinë e lajmeve SDA, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka konfirmuar edhe për një artikull të gazetës zvicerane “Le Matin Dimanche”. Bëhet fjalë për dëmin ekonomik për qeverinë federale që arrin në gati 20 milionë franga në të ardhurat aktuale të përgjithshme prej 340 milionë frangash zvicerane, që rezultojnë nga shitja e vinjetës, secili me 40 franga. Kush përdor autostradat pa vinjeta dënohet me gjobë prej 200 frangash. Nëse vinjetat janë falsifikuar, duhet të procedohet në Prokurorinë Federale.
Po ashtu, përdorimi i shumëfishtë i vinjetës është i ndaluar. Në qershor të këtij viti Këshilli Federal propozoi që taksa nacionale e rrugëve të vendoset në mënyrë elektronike. Rritja e çmimit nuk është planifikuar. Shpenzimet operative të sistemit të ri pritet të jenë 13 milionë franga zvicerane më të ulëta se sot që janë 35 milionë franga zvicerane në vit.
Meqenëse abuzimi bëhet më i vështirë, Këshilli Federal shpreson të marrë rreth 26 milionë franga zvicerane në vit. Sistemi i ri mund të jetë i gatshëm më 2023. Tashmë një vinjetë e tillë elektronike do të jetë në dispozicion në vendin fqinj të Austrisë nga nëntori 2017.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos -
Osmani dhe Kurti bëhen bashkë në Shtëpinë e Kosovës në Davos
Jeta në Zvicër
-
Sekuestrime rekord droge në Aeroportin e Cyrihut Pse në Aeroportin e Cyrihut u sekuestrua më shumë drogë?... -
Zjarr në burgun e Bernës, evakuohen të burgosurit nga disa qeli -
Studimi: Shoferët në Gjenevë humbin mesatarisht 141 orë në trafik çdo vit -
Davos
Kurti nga Davosi: ‘Shtëpia e Kosovës’, platformë për promovimin e investimeve dhe kulturës -
Zvicra reagon ashpër ndaj deklaratave të Trumpit në Davos













