Shkurt.ch
Abuzimi me prostitutat 16-18 vjeçe, vepër penale
Me këtë ndryshim, Zvicra po e përmirëson mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi seksual, duke plotësuar kushtet për tu bërë pjesë e konventës përkatëse të Evropës
Personat që shfrytëzojnë shërbimet e prostitutave të moshës 16-18 vjeçare do të ndiqen penalisht. Këshilli Federal i Zvicrës ka futur në Ligjin Penal këtë ndryshim dhe disa të tjerë, të cilët do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti.
Me këtë ndryshim, Zvicra po e përmirëson mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi seksual, duke plotësuar kushtet për tu bërë pjesë e konventës përkatëse të Evropës.
Si persona që konsiderohet se kanë shkelur ligjin, aktualisht janë ata që shfrytëzojnë prostitutat nën moshën 16 vjeçare dhe që kanë dallim në moshë më shumë se tri vjet në krahasim me to.
Ndërsa në të ardhmen, ata që bëjnë këtë shkelje do të dënohen penalisht, deri në tri vjet heqje lirie. Ndërsa vetë prostitutat e moshës së përmendur nuk do të dënohen, thuhet në një komunikatë të shërbimeve për medie të Këshillit Federal.
Risi me këtë ndryshim përbën edhe penalizmi i promovimit ose nxitjes së prostitucionit të të miturve. Personat që mbajnë prostitutat (makrot), operuesit e bordeleve ose të “Escort-Service-“ve, të cilët me qëllim përfitimi lehtësojnë ose mundësojnë prostitucionin, do të dënohen deri në dhjetë vjet heqje lirie.
Në këtë kuadër bëjnë pjesë dhënia me qira e salloneve ose punësimi i të miturve në ambientet e ngjashme. Si fajtorë do të konsiderohen edhe familjarët ose miqtë që bëjnë veprime në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










