Lajme
Aeroporti i Cyrihut, 85 % më pak pasagjerë se në kohën para pandemisë
Aeroporti i Cyrihut ka publikuar shifrat e tij gjashtëmujore për vitin 2021. Grupi që menaxhon aeroportin ka regjistruar 45 milionë franga humbje
Gjysma e parë e vitit 20121 për kompaninë “Flughafen Zürich AG” është karakterizuar nga kufizime të udhëtimit dhe të qarkullimit në qendrat tregtare, si pasojë e pandemisë.
Kjo ka rezultuar në një humbje prej 45.1 milion frangash për gjysmën e parë të vitit, shkruan Aeroporti i Cyrihut në një njoftim për shtyp, raporton 20minuten.ch.
Nga janari deri në qershor të vitit 2021, vetëm rreth 2.1 milionë pasagjerë kanë shfrytëzuar Aeroportin e Cyrihut si pikë nisjeje, transferimi ose destinacioni për fluturimin e tyre, tranmseton albinfo.ch. Kjo korrespondon me një rënie prej 60.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2019, numri i udhëtarëve ka rënë madje deri në 85.9 për qind.
Numri i fluturimeve është zvogëluar për 31.9 për qind duke rënë në 41,123 ngritje dhe ulje në gjysmën e parë të 2021.
Vetëm numri i fluturimeve për transport të mallrave është rritur (+18.6 për qind). Kjo ka pasur gjithashtu një efekt pozitiv në vëllimin e ngarkesave të trajtuara në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2020 (+25.1 për qind në 180,788 tonelata).
E gjithë kjo ka rezultuar me një humbje prej 45.1 milionë frangave në gjysmën e parë të 2021, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka pasur po ashtu humbje por më të vogël, gjegjësisht 27.5 milion CHF. Ndërsa në vitin 2019 ishte realizuar një fitim prej 143.4 milionë frangash.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it














