Kosova
Aeroporti i Prishtinës vazhdon me rritje të numrit të pasagjerëve
Parashikimet janë optimiste për rritjen e vazhdueshme të trafikut të pasagjerëve në aeroportin e Prishtinës
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë (ACI EUROPE) ka publikuar raportin më të fundit për trafikun ajror, që përfshin periudhën e katërmujorit të dytë të vitit 2024.
Raporti thekson se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka shënuar rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Evropë, krahasuar me vitin e pandemisë 2019.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po ashtu ka treguar rezultate të jashtëzakonshme, me një rritje prej 71.2% të trafikut të pasagjerëve gjatë katërmujorit të dytë të këtij viti.
Ky trend tregon një rimëkëmbje të vazhdueshme dhe një afrim të dukshëm drejt rikuperimit të plotë krahasuar me vitin e pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Raporti i ACI EUROPE gjithashtu nënvizon se, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, disa vende të tjera në Evropë si Uzbekistani, Armenia, Kazakistani dhe Bosnja, kanë përjetuar rritje të ndjeshme të trafikut të pasagjerëve gjatë kësaj periudhe.
Gushti pritet të sjellë një rritje të mëtejshme të numrit të udhëtarëve, veçanërisht për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, duke kontribuar në një fluks të shtuar pasagjerësh në Aeroportin e Prishtinës.
Parashikimet janë optimiste për rritjen e vazhdueshme të trafikut të pasagjerëve në aeroportin e Prishtinës, duke e pozicionuar atë ndër më të suksesshmit në rajon.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












