Shkurt.ch
“Ai është një përçarës që përfaqëson shumë pak njerëz”
Presidenti i Bashkësisë së myslimanëve të Vaud-it shprehet kundër mbulimit mediatik të islamistit radikal, Nicolas Blancho.
Nicolas Blancho, 31-vjeçar, arriti sërish të bëjë të flasim për të në Zvicër. Si drejtor i Këshillit të Zvicrës Qendrore Islamike (DCIS), ai i ka kërkuar Prefekturës së Sarinës një autorizim për të mbajtur një konferencë në lidhje me mbledhjen e përgjithshme vjetore të DCIS-së, e cila duhet të mbahet në Granges-Paccot (FR) më 29 nëntor. Në mesin e folësve të ftuar të huaj dy persona të dyshuar për përhapje të ideve islamiste kanë ngjallur mosbesim. Edhe pse Nicolas Blancho bëri të ditur se të premten njëri prej pjesëmarrësve të programuar është tërhequr më në fund, prapëseprapë një maroken predikator në Berlin mbetet i ftuar për këtë datë.
“Kjo është puna e autoriteteve zvicerane që të verifikojnë dhe të bëjnë hetime”, tha Pascal Gemperli. Presidenti i Unionit të Shoqatave myslimane në Vaud (UVAM) kritikoi qëndrimet dhe veprimet e DCIS-së, “të cilat nuk kontribuojnë në paqen sociale as në qetësinë e nevojshme” në Zvicër për mirëkuptim ndërfetar. “Nicolas Blancho krijon polemika dhe jep një imazh agresiv të Islamit”, shprehet me keqardhje Pascal Gemperli. Çfarë do të thotë “i moderuar”? Mund të jemi me mjekër, praktikant dhe i moderuar. “Dhe mos harroni se çfarë përcakton vijën e kuqe mbi këtë çështje. Kuadri ligjor”. “Blancho është fajtor, një provokator i cili përfaqëson pak myslimanë, por ai është shumë i dukshëm në media. Ndërsa struktura harmonike sociale brenda shumicës nuk është …”
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?













