Lajme
AI: EULEX-i t’iu japë prioritet krimeve të luftës
Amnesty International ka publikuar raportin e ri “Kosova: Koha që EULEX-i t’iu japë prioritet krimeve të luftës”.
Organizata konsideron se misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë duhet të adresojë në mënyrë efektive mosndëshkimin e vazhdueshëm të krimeve në shtetin e ri. Sipas saj, sistemi gjyqësor në vend vazhdon të mbetet i dobët.
Në qershor të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian do të miratojë zgjatjen e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
Në raportin e saj më të ri, organizata Amnesty International apelon që ky mandat të përfshijë masa specifike, të cilat sigurojnë se EULEX-i, si çështje me urgjencë, do të konsiderojë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve, përfshirë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.
Amnesty International ka theksuar se është në dijeni për rikonfigurimin e EULEX-it gjatë dy vjetëve të ardhshëm, kur misioni pritet të zvogëlojë personelin në sektorin e policisë dhe të doganave, duke u përqendruar në sistemin e drejtësisë.
Kjo organizata konsideron se kjo është një mundësi ideale për të forcuar komponentët ndërkombëtarë dhe lokalë në sektorin e drejtësisë,
Sipas AI-së, duhet të sigurohen burime dhe personel i nevojshëm për të adresuar në mënyrë efektive mosndëshkimin e vazhdueshëm në Kosovë.
Raporti thekson se kudo në Ballkan, mosndëshkimi i krimeve të luftës mbetet një nga shqetësimet më serioze të të drejtave të njeriut. Në Kosovë, mosndëshkueshmëria vazhdon “për krime lufte të kryera nga të dyja palët në konfliktin e armatosur të vitit 1999”.
“Vetëm disa policë serbë, forca militare dhe paramilitare, përgjegjëse për krime lufte kundër shqiptarëve kosovarë, janë sjellë para drejtësisë. Megjithatë, edhe më pak anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përgjegjës për krime lufte kundër serbëve kosovarë, romëve dhe anëtarëve të komuniteteve të tjera pakicë, janë ndjekur penalisht apo janë dënuar”, thuhet në raportin e Amnesty International.
Po sipas këtij raporti, me gjithë praninë në Kosovë të policëve ndërkombëtarë që nga viti 1999 dhe të gjyqtarëve e prokurorëve ndërkombëtarë që nga viti 2000, pak progres është bërë edhe nga paraardhësi i EULEX-it – Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara – UNMIK.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












