Shkurt.ch
Air Berlin konfirmon incidentin por jo edhe kërcënimin
"Në fluturimin tonë nga Cyrihu në Prishtinë më 11 maj ka ndodhur që një udhëtar ka rënë në sy me sjellje të pazakonshme. Pas aterrimit, atë e ka marrë në dorëzim policia e Kosovës", thotë për albinfo.ch zëdhënësja e Airberlinit, Janina Tzitz
albinfo.ch ka kontaktuar kompaninë ajrore Airberlin për të marrë vesh hollësitë e incidentit të ndodhur të dielën ë linjën Cyrih-Prishtinë të kësaj kompanie. Përgjegjësja për medie ndërkombëtare, Janina Tzitz me këtë rast e ka konfirmuar ndodhjen e incidentit të përmendur.
“Po, në fluturimin tonë nga Cyrihu në Prishtinë më 11 maj ka ndodhur që një udhëtar ka rënë në sy me sjellje të pazakonshme. Por, fluturimi ka rrjedhur sipas planit dhe personi në fjalë i është dorëzuar autoriteteve të sigurisë në Aeroportin e Prishtinës”.
Për natyrën e sjelljes së personit në fjalë zonja Tzitz nuk dëshiron të japë hollësi. E pyetur se çka nënkuptohet me “sjellje të pazakonshme” dhe rreth rrjedhës së përgjithshme të incidentit, ajo tha: “Kjo është ende objekt i hetimeve dhe tash për tash ne mund ta japim vetëm këtë informacion zyrtar. Mund të themi po ashtu se pasagjerit problematik nga dita e incidentit i është ndaluar fluturimi në të gjitha linjat e kompanisë Airberlin dhe kompanive partnere me të cilat ne organizojmë fluturimet”.
albinfo.ch do të sjellë në vazhdim informacione plotësuese lidhur me incidentin që ka ndodhur të dielën në aeroplanin që fluturonte në linjën Cyrih-Prishtinë.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore













