Sport
Ajeti: S’ka miqësi me Zvicrën
“Kontakte kam me Xherdanin. Kemi luajtur bashkë për shumë kohë, ashtu si edhe me Granitin. Por, deri më tani nuk kemi diskutuar për ndeshjen në Evropian, vetëm biseda private. Por, miq nga Zvicra në atë ndeshje nuk ka”, u shpreh Ajeti
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka thënë se harmonia në ekipin e Shqipërisë është shumë e mirë, derisa janë duke u përgatitur maksimalisht për Kampionatin Evropian në Francë, shkruan albinfo.ch.
“Harmonia është shumë e mirë. Këtu në Kombëtare jemi si në familje, të gjithë jemi të kënaqur. Nuk jemi vetëm bashkëlojtarë, por edhe miq. Shumë kohë e shfrytëzojmë bashkë. Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Kombëtare. Është moment emocionues. edhe pse kundërshtari nuk ishte shumë i fort, për një qendër mbrohtës nuk vijnë shumë gola. Jam i kënaqur sepse ishte goli i parë në Kombëtare. Ka ndodhur në disa ndeshje, por duhet të jemi më të përqendruar prej minutës së parë. Jo vetëm mbrojtësat apo portieri, por të gjithë. Duhet ta shënojmë ne golin e parë dhe jo të pësojmë. Por në Evropian kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Ajeti në konferencën për media.
Ai ka shtuar se ka kontakte me shumë lojtarë nga Zvicra, por në këtë përballje nuk ka miqësi. “Kontakte kam me Xherdanin. Kemi luajtur bashkë për shumë kohë, ashtu si edhe me Granitin. Por, deri më tani nuk kemi diskutuar për ndeshjen në Europian, vetëm biseda private. Por, miq nga Zvicra në atë ndeshje nuk ka. Besoj unë e njoh më tepër Xherdanin, pasi ai ka pasur më tepër mundësi të tregojë vlerat. Është një ndeshje ku gjithçka mund të ndodhë në një fraksion, por jemi të përgatitur. Rumania ka mbrojtje shumë të fortë, por besoj se në sulm janë pak më të dobët sesa Zvicra dhe Franca, që kanë lojtarë të mëdhenj. Kam mësuar shumë. Në Zvicër nuk luhet si në Itali, pasi në Serinë A ka shumë taktikë dhe shumë lojë me kokë. Aty jam përballur me kundërshtarë të mëdhenj dhe kam mësuar shumë. Nuk kam kontratë me Frosinonen, jam i lirë. Për momentin kam bisedime përsëri në Itali, pasi më pëlqen shumë ky kampionat. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë, përpara europianit apo më pas për ekipin e ri. Nuk mund të përmend emra”, përfundoi Arlind Ajeti.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











