Sport
Ajeti zyrtarizohet te Torino
Gjatë mesditës të së enjtes, nën kujdesin e babait të tij dhe vëllait të Xherdan Shaqirit, Erdinit, të cilët ishin personat që u morën ekskluzivisht me këtë operacion, Ajeti zyrtarizoi të ardhmen e tij tek skuadra e Torinos
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti u prezantua te skuadra e Torinos në Serie A. Ai edicionin e kaluar luajti në Frosinine, shkruan albinfo.ch.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pasi kaloi me sukses testet mjekësore, firmosi kontratën që do ta mbajë të paktën tre vjet te Torino, por gjithashtu në kontratën mes palëve është firmosur dhe një opsion rinovimi për 2 vite të tjerë, pra ne total një kontratë gati 5-vjeçare për mbrojtësin e kombëtares se Shqipërisë.
Nga kontrata e firmosur me Torinon, Ajeti do të përfitojë 500 mijë euro në sezon, plus bonuse, ndërsa mes palëve nuk është vendosur një klauzole në rast largimi nga skuadra e Torinos.
Gjatë mesditës të së enjtes, nën kujdesin e babait të tij dhe vëllait të Xherdan Shaqirit, Erdinit, të cilët ishin personat që u morën ekskluzivisht me këtë operacion, Ajeti zyrtarizoi të ardhmen e tij tek skuadra e Torinos në të cilën pritet të mbaje numrin 93 ku do të zëvendësoj Kamil Glik të larguar në kampionatin francez me Monaco.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











