Lajme
AKB: Duhet shumë punë për tërheqjen e investimeve
Vitin 2012, Aleanca Kosovare e Biznesit e sheh si një vit mjaft të vështirë ekonomik për Kosovën
Përfaqësues të Aleancës Kosovare të Biznesit, kanë theksuar se ekonomia e vendit në këtë vit ka kaluar në sfida të mëdha. Kosova, sipas tyre ishte kritikuar shumë në raportet e mekanizmave ndërkombëtarë, për bërje të biznesit. “Vlen të theksohet raporti i Bankës Botërore ‘Të bësh biznes’, ku Kosova renditet jo në një pozicion të mirë, e po ashtu edhe Raporti i Progresit”, ka thënë Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini. Shahini ka deklaruar se institucioneve të Kosovës i mbetet mjaft punë për të bërë, si reforma në sistemin ekonomik dhe atë gjyqësor, që Kosova të tërheqë më shumë investime. Duke koomentuar angazhimet e AKB-së, Shahini ka thënë se kjo organizatë gjatë vitit 2011 ka arritur të promovojë vlerat ekonomike të Kosovës në vendet e rajonit. Si rrjedhojë e kësaj, ai tha se kanë arritur ta ngritin eksportin në rreth 2. 5 milionë euro.
Si të arritur tjetër të AKB-së, Shahini e ka theksuar edhe punësimin e 1100 qytetarëve. Në vitin 2012 Aleanca Kosovare e Biznesit e sheh si një vit mjaft të vështirë ekonomik.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












