Lajme
Aksident fatal për 93-vjeçarin në Kantonin Glarus
Sipas policisë kantonale Glarus, burri po udhëtonte me makinë në drejtim të Weissenberge (GL), mbi Matt, kur një automjet bujqësor që udhëtonte tatëpjetë iu afrua
Një shofer 93-vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme me mjetin e tij 80 metra në një shpat në Matt, në kantonin Glarus dhe ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.
Sipas policisë kantonale Glarus, burri po udhëtonte drejt Weissenberge mbi Matt, kur një makinë ferme që po lëvizte tatëpjetë iu afrua.
Për të lejuar kalimin e mjetit tjetër, drejtuesi i moshuar ka kthyer mbrapsht në drejtim të një udhëkryqi, por është afruar shumë në buzë të rrugës dhe ka rënë nga shpati duke u përmbysur.
93-vjeçari është hedhur nga automjeti dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht tentativave për ta ringjallur. Një helikopter duhej të vendosej për të rimarrë makinën.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











