Shkurt.ch
Aksident treni: një i lënduar rëndë
Një person ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar me helikopter për në Bernë. Një numër i madh pasagjerësh kanë pësuar lëndime të lehta
Në një aksident që ka ndodhur në Mörel të kantonit Valis paraditen e të hënës kanë pësuar lëndime një numër i madh udhëtarësh, ndërsa së paku njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda.
Aksidenti ka ndodhur kur treni i linjës Matterhorn-Gotthard është ndeshur me një kamion në një pikë të pambikëqyrur të hekurudhës ku rruga automobilistike kryqëzohet me atë hekurudhore. Dy vagonë të trenit me këtë rast kanë dalë nga binarët, njofton srf.ch, duke iu referuar radios private lokale radio rottu.
Policia kantonale e Valisit konfirmon se një person me këtë rast ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar me helikopter për në spitalin Insel të Bernës. Një numër personash tjerë janë lënduar lehtë.
Ndeshja ka ndodhur në orën 10.45. Policia porosit popullatën që të mos marrë rrugën në drejtim të Goms-it me në mënyrë që të mos pengohen njerëzit që janë duke bërë punë në shpëtimin e të lënduarve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











