Lajme
Aksidentet, armiku më i madh i kosovarëve
Vetëm brenda pesë muajve të këtij viti, nga pakujdesia në komunikacion kanë vdekur 44 kosovarë.
Brenda pesë muajve të këtij viti, nga aksidentet në komunikacion kanë humbur jetën 32 persona, ndërsa nga pakujdesia e ngasësve kanë pësuar 12 këmbësorë. Këto statistika i kanë dhënë përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të cilët njëkohësit thonë se parametrat në krahasim me vitin e kaluar, tregojnë rënie.
Ndonëse konsiderohet shqetësuese shifrat e aksidenteve fatale, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës thonë se tiketat për kundërvajtje në trafik janë rritur dukshëm, dhe kjo ka ndikuar që numri i aksidenteve me fatalitete të bije për rreth 30 për qind.
“Krahasuar me vitin paraprak ka rënie të personave që kanë humbur jetën në aksidente të komunikacionit mbi 27 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Është fjala për periudhën kohore janar-maj 2012/2011”, ka thënë Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Sipas Sadriut, gjatë periudhës janar-maj 2011 kanë humbur jetën 54 persona dhe kjo dëshmon se numri me fatalitet ka shënuar rëne.
Po ashtu ka dhënë statistika edhe për numrin e gjobave ne komunikacion, që është pjesë e strategjisë rrugore për uljen e aksidenteve. ” Derisa në vitin 2010 janë shqiptuar gjithsej 254 mijë e 849 tiketa, në dymbëdhjetë muajt e vitit të kaluar janë shqiptuar gjithsej 276 mijë e 897 tiketa”, tha ai duke ua bërë me dije ngasësve se policia rrugore është me aktive në komunikacion.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











