Lajme
Aksionet zvicerane bien pas paralajmërimit për tarifa të reja nga SHBA
Tregu zviceran i aksioneve ka nisur javën me rënie, pas lajmit se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa shtesë prej 30 përqind për mallrat e Bashkimit Evropian, duke filluar nga 1 gushti, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Indeksi kryesor SMI (Swiss Market Index) ra menjëherë pas hapjes me 0.41 përqind, duke zbritur në 11,888 pikë. Kjo lëvizje reflekton shqetësimet e investitorëve për ndikimin e mundshëm ekonomik që mund të kenë masat proteksioniste amerikane ndaj tregtisë ndërkombëtare.
Ekspertët vlerësojnë se Zvicra, megjithëse nuk është pjesë e BE-së, mund të preket indirekt përmes lidhjeve të ngushta ekonomike me vendet anëtare dhe përmes zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit.
Tarifat mund të ndikojnë në kompanitë eksportuese, veçanërisht ato që operojnë në sektorët e teknologjisë, industrisë farmaceutike dhe prodhimit të makinerive, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













