Lajme
Aktakuzë kundër Enver Hasanit
Enver Hasani me dy bashkëpunëtorë i kanë mundësuar Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana përfitim kundërligjor në shumën prej 70.426,90 euro
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij. Aktakuza është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë për veprën penale “Mashtrimi në detyrë” dhe lidhet me kohën kur Hasani ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës.
Bashkë me Enver Hasanin të akuzuar janë edhe Hakif Veliu ish-shef i Zyrës së Prokurimit në Universitetin e Prishtinës dhe Albert Ragipi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për Institutin për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevojat e Universitetit të Prishtinës”.
Në këtë mënyrë, të pandehurit i kanë mundësuar Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana përfitim kundërligjor në shumën prej 70.426,90 euro, raporton Kalloxo.com.
“Të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 341 par. 3 lidhur me par. 1, lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatën e Prokurorisë Speciale.
Aktakuza është ngritur nga një prokurore vendëse e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka kërkuar që Instituti për Studime Ndërkombëtare nga Tirana t’ia kompensojë Universitetit të Prishtinës dëmin në shumën prej 70.426,90 euro.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj










