Lajme
Aktakuzë kundër një iraniani që shpërlau para në Kosovë
H.A.B për katër vepra penale që lidhen me Parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi iranian H.A.B për katër vepra penale që lidhen me Parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit.
Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2014 dhe 2015, në xhirollogarinë e OJQ-ës “Kur’ani” drejtor i së cilës është i akuzuari H.A.B janë deponuar donacione në shuma të ndryshme të parave, për të cilat nuk ka kërkuar lejim të pranimit të tyre nga Njësia për Inteligjencë Financiare, siç kjo kërkohet sipas ligjit.
“Po ashtu, në vitin 2014 i njëjti ka raportuar rrejshëm në Njësinë për Inteligjencë Financiare se do të pranoj një donacion nga Kuvajti, e në fakt parat ishin të deponuara në Kinë”, thuhet në njoftimin për media.
Më tej në njoftimin për media thuhet se sipas aktakuzës, i akuzuari H.A.B. nuk i ka ruajtur të gjitha llogaritë, të cilat dëshmojnë të ardhurat dhe shpenzimet e OJQ-së “Kur’ani”, ashtu që nga viti 2005 deri më 06 gusht 2015 ka pranuar donacione në shumën prej 579 mijës euro për deri sa tërheqjet janë në shumë prej 871 mijë euro, “që do të thotë se kjo OJQ ka realizuar tërheqje bankare më të mëdha se të hyrat, në shumë prej 291.970,67 €, e cila shumë e parave nuk është raportuar në NJIF”.
“PSRK në aktakuzë ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale, si dhe të shqiptohet dënimi plotësues Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konfiskimi i shumës prej 30.000,00€ si dhe Dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftim.
Si rezultat i hetimit të këtij rasti, Ministria e Administratës Publike ka pezulluar veprimtarinë e pesë OJQ-ve: “Kurani”, “Ibni Sina”, “Bregu i Diellit”, “Nisa” dhe “Ehli Bejti”./
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












