Shkurt.ch
Akuzohen 5 shqiptarë dhe një belg, kanë tregtuar 28 kg drogë
Gjashtë persona nga Shqipëria, Kosova, Austria dhe Belgjika po përballen nga e marta, në Gjykatën e landit në Klagenfurt, Austri, me padinë për tregti me materie narkotike.
Sipas padisë, në muajin prill ata i kishin ofruar një personi të maskuar si klient e që ishte hetues i fshehur 25 kilogramë marihuanë. Veç kësaj ata akuzohen se kanë kontrabanduar në Austri më shumë se 3 kilogramë kokainë. Kokaina e ofruar,ishte “e kualitetit më të lartë” dhe kishte vlerën në treg prej 500 mijë eurosh, pati deklaruar policia austriake në muajin maj kur ishte kapur grupi.
Udhëheqësi i bandës është një 37 vjeçar, i cili në grup e ka përfshirë edhe vëllanë e tij 34 vjeçar. Ndërsa kokaina është gjetur në banesën e të akuzuarit të tretë, një 36 vjeçari. Dy shqiptarë me qëndrim në Itali akuzohen se kanë lidhur kontaktin me furnizuesin me drogë, i cili është një belg i moshës 61 vjeçare.
Tre të akuzuarit e parë kanë hedhur poshtë akuzën. Ndërsa “shefi” i grupit pranon se ka pasur një kontakt, por insiston se është detyruar nga një hetues i fshehur që të sigurojë një sasi kokaine për personin me të cilin e ksihte kontaktin.
Procesi vazhdion sot me dëgjimin e dëshmitarëve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










