Lajme
Alarm i rremë për bombë në Aeroport
Pas realizimit të kontrolleve dhe verifikimeve nga ana e njësiteve relevante policore dhe agjencive të tjera të sigurisë, nuk është gjetur ndonjë mjet shpërthyes, njofton Policia
Policia e Republikës së Kosovës kishte marrë informacion për dyshimin e një bombe në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Mirëpo pas ndërhyrjes së njësiteve relevante policore, nuk ishte gjetur ndonjë mjet shpërthyes, çka dëshmon se alarmi kishte qenë i rremë.
Sipas një informacioni zyrtar, pas mesditës, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion të pakonfirmuar, se në Aeroport ka dyshime për mjet shpërthyes.
Pas kësaj informate, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, me qëllim të verifikimit dhe preventivës
“Ju konfirmojmë se pas realizimit të kontrolleve dhe verifikimeve nga ana e njësiteve relevante policore dhe agjencive të tjera të sigurisë, nuk është gjetur ndonjë mjet shpërthyes”, njofton Policia.
Ky operacion i kontrollit dhe verifikimit, siç thuhet, është realizuar në të gjitha zonat që i përkasin Aeroportit dhe ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet të dyshimtë shpërthyes, përderisa punët dhe aktivitetet e Aeroportit kanë qenë dhe janë duke u zhvilluar normalisht.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











