Shkurt.ch
Alarm kundër racizmit në facebook
Gjendja në mediet online karakterizohet nga një urrejtje që mund të drejtohet kundër secilit. Kjo "në rastin më të keq mund të çojë te dhuna", thotë kryetarja e Komisionit kundër Racizmit, Martine Brunschwig Graf
Kurrë më shumë nuk ka pasur racizëm dhe antisemitizëm të shprehur publikisht se sa tash, në epokën e facebook-ut dhe të rrjeteve sociale. Kjo gjendje ka ngritur shkallën e shqetësimit të Komisionit kundër Racizmit.
Kryetarja e këtij komisioni, Martine Brunschwig Graf ka kërkuar madje edhe ndërhyrje të Bernës zyrtare për të ndaluar “tiradat e urrejtjes” në rrjete online. Apo, siç është shprehur ajo në një intervistë dhënë gazetës “SonntagsZeitung” “Kemi arritur në një pikë në të cilën autoritetet duhet të bëhen aktive. Federata duhet të kërkojë të bisedojë me facebook-un për të shtuar masat që kjo platformë sociale të reagojë më shpejtë kundër devijimeve raciste”, ka thënë Graf.
Ajo më tutje ka shtuar se duhet parandaluar që deklarimet e dënueshme që i shohim në facebook dhe në rrjetet tjera sociale të vazhdojnë të publikohen edhe pse përbëjnë shkelje të ligjit. Kjo, sipas saj, është temë qendrore në komisionin e përmendur dhe së bashku me organizata të tjera në nivel federal janë duke u kërkuar zgjidhje peërkatëse.
“Ne duhet të marrim masa që edhe paditë që bëhen të kenë një ndikim”.
Racizmi dhe antisemitizmi në internet janë dukuri të pranishme tash një kohë të gjatë. Por “sot kemi një gjendje të tillë mungese të tabuve dhe të turpit që kurrë deri më tash nuk e kishim përjetuar. Shumë njerëz nuk janë të vetëdishëm që, duke shkruar në facebook po shprehen publikisht. Ata shkruajnë gjëra të tilla që nuk do të guxonin kurrë t`i thoshin”, është shprehur Brunschwig Graf.
Sipas saj, gjendja në mediet online karakterizohet nga një urrejtje, e cila mund të drejtohet kundër secilit. Dhe kjo “në rastin më të keq mund të çojë te dhuna”, ka përfunduar kryetarja e Komisionit kundër Racizmit, Martine Brunschwig Graf.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










