Sport
Alban Meha me eurogol, Konyaspor në gjysmëfinale
I njohur me gjuajtjet e tij jashtëzakonisht të forta dhe precize, Meha ka gjunjëzuar në takimin e djeshëm ndërmjet FC Konyaspor- FC Besiktas 1:0, edhe portierin e famshëm ukrainas, Denis Boyko, i cili gjatë këtij viti po e ruan portën e kësaj skuadre të Stabmollit .
Ky takim i kthimit është zhvilluar në stadiumin “Torku Arena” të qytetit Konya ,dhe ka qenë i vlefshëm për Kupën e Turqisë.
Futbollistët e FC Konyaspor gjatë gjithë lojës kanë organizuar aksione të shumta drejt portës kundërshtare.
Ata nuk kanë rënë për asnjë çast nën ethet e asaj se në sulmin e skuadrës mysafire FC Besiktas, luajnë sulmuesit e njohur Rikardo Quaresema ,dikur lojtar i FC Barcelona dhe sulmuesi tjetër mjaft i rrezikshëm i kombëtares gjermane Mario Gomez ,në të kaluarën figura kryesore FC Bayern-it dhe FC Fiorentinës së Italisë.
Mbrojtja e vendasve ka evituar çdo rrezik me kohë dhe në ndërkohë ka arritur që t’i furnizojë me topa të gjatë sulmuesit e saj.
Ky projektplan i lojës ka dhënë sukses në minutën e 84-të kur sulmuesi i FC Konyaspor , Alban Meha ka ekzekutuar një goditje të lirë e cila ka përfunduar në rrjetën e portierit Boyoko të Besiktasit.
Me këtë fitore të radhës FC Konyaspor i Koyas i dha leksion FC Besiktasit, të cilin edhe në takimin e kaluar e mundi në fushën e tij në Stamboll me 1:2.
Skuarda e Alban Mehës edhe pse e themeluar vetëm para tridhjetë e dy vjetësh sinjalizoi ekipet me përvojë mbi njëqindvjeçare të Federatës turke se në futboll nuk luan emri por luan forma.
Kurse Meha me gjuajtjet e tij të shpejta vetëtimë është shndërruar në frikë të përhershme për gjithsecilin portier.
Arif Ejupi
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë















