Kultura
“Alban Pengili, ndër violinistët më të mëdhenj të kohës sonë”
"Pengili bën pjesë në mesin e violinistëve më të mëdhenj të kohës sonë”. Kështu shkruan për violinistin shqiptar gazeta Westfälische Nachrichten”
Forumi kulturor KAKTus në Lüdinghusen dge Musica Camerata, organizojnë më 30 maj koncertin e dytë në serinë e re “Kapitelsaalkonzerte” në kështjellën Lüdinghausen. Bëhet fjalë për koncertin violinistik të violinistit Alban Pengili, për të cilin gazeta Westfälische Nachrichten” shkruan se bën pjesë “në mesin e violinistëve më të mëdhenj të kohës sonë”.
Me titullin “Teufelsgeiger” (violinisti djallëzor) koncerti mbahet në përkujtim të gjeniut të violinës Nicolo Paganinit, i cili është mbiquajtur “violinist i djallit” neëe kuptimin se vetëm i lidhur me djallin një njeri mund të ekzekutojë në një nivel të tillë të lartë vepra të tilla çfarë ka ekzekutuar Paganini. Me fjalë tjera, te ai është arritur shkalla më e lartë e mundshme e ekzekutimit me violinë.
“Alban Pengili bën pjesë në radhën e violinistëve të mëdhenj të kohës sonë. I lindur në Shqipëri, ai luan në violinë nga rinia e tij e hershme dhe konsiderohet si mjeshtër i pakontestueshëm i fushës së tij, si në rolin e violinistit solist ashtu edhe bashkë me instrumentistë tjerë ose me orkestër, thuhet më tej në artikull.
Për lojën e tij me violinë, ai është vlerësuar shumëfish. Ai ekzekuton në gjithë vendin (Gjermani) por edhe në shtëpi koncertale me renome në Francë, Itali, Austri, Greqi, në teatrin e filarmonisë dhe në Aalto-Theater të Essenit ashtu si dhe në Kapitelsaal të kështjellës Lüdinghausen.
Pengili është po ashtu bashkëthemelues i “Musica camerasta”, e cila nën drejtimin e Hans-Jorg Jaroslawski dhe në bashkëpunim me KAKTuS ka iniciuar serinë e koncerteve në Ludinghausen.
Më 30 maj Alban Pengili do të luajë sonatat dhe partitet e Bach-ut
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












