Kosova
Albin Kurti, politikani më model për të rinjtë
Listës së politikanit model i prin kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që shihet si model nga 13.7% e të rinjve. Pas Kurtit, politikani më popullor është kryeministri Ramush Haradinaj me 7.8%, i pasuar nga Vjosa Osmani me 7.4%, Shpend Ahmeti me 7.3%, Hashim Thaçi me 7% dhe Kadri Veseli me 5.8%
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është radhitur i pari në listën e politikanëve model për të rinjtë e Kosovës, thuhet në një hulumtim të opinionit të bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Por, përqindja më e lartë është shënuar, megjithatë, te kategoria e të rinjve që nuk shohin asnjërin nga liderët kosovarë si politikan model
Hulumtimi ka nxjerrë se 25.2 % e të rinjve nuk kanë asnjë politikan model, derisa 81% e të rinjve që nuk kanë asnjë politikan model janë të rinjtë e komunitetit serb, shkruan ‘Kallxo.com’.
Listës së politikanit model i prin kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që shihet si model nga 13.7% e të rinjve. Pas Kurtit, politikani më popullor është kryeministri Ramush Haradinaj me 7.8%, i pasuar nga Vjosa Osmani me 7.4%, Shpend Ahmeti me 7.3%, Hashim Thaçi me 7% dhe Kadri Veseli me 5.8%, përcjell albinfo.ch.
Një hulumtim i bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tregon se 60% e të rinjve mendojnë se drejtimi i vendit është në kah të gabuar, ndërsa 30% mendojnë se është në kah të duhur.
Në raport shihet se papunësia ka qenë shqetësimi kryesor i të rinjve të të gjitha komuniteteve.
Te të rinjtë shqiptarë pas papunësisë, vjen liberalizimi i vizave, shëndetësia dhe lufta kundër korrupsionit. Te të rinjtë serbë e dyta vjen lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe ekstremizmi fetar në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











