Lajme
Ali Ahmeti gjuhet me gurë në Kumanovë
Banorë të revoltuar të Kumanovës janë përpjekur ta pengojnë kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe funksionarët e tjerë të partisë që të marrin pjesë në një takim partiak
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nuk është mirëpritur nga banorët e fshatrave të Kumanovës. Në vizitën elektorale në këtë rajon, që është e para zyrtare pas ngjarjes të majit 2015 kur u ndez flakë Lagjja e Trimave, Ahmeti dhe bashkëpunëtorët u gjuajtën me gurë, madje u detyruan të shfrytëzojnë rrugë dytësore për të arritur në tubim.
Ahmetit i kishin dal para disa qytetarë të pakënaqur, ndërsa në fshatin Çerkez, eskortën e tij e kishin gjuajtur me gurë. Madje siç raportojnë mediet lokale nga Maqedonia, dhjetëra protestues bllokuan rrugën kryesore duke vonuar mbledhjen që ishte paralajmëruar për orën 16:00.
Protestuesit e revoltuar kanë sulmuar me gurë veturat e funksionarëve të partisë, të cilët depërtuan në restorant përmes një rrugë anësore e fushës së fshatit Çerkez. Protesta është thirrur nga familja e të ndjerit komandant Shqiponja, i cili u vra në pabesi nga pjesëtar të partisë shqiptare në pushtet.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në tubimin me qytetarët e Kumanovës, tha se këtij qyteti kerr e keqe nuk i ka ardhur nga “atdhetarët, burrat që i kanë dalë zot vendit”.
“Unë ndjehem i respektuar pikërisht në këtë sallë, sepse këtu përfaqësohet atdhetaria, patriotizmi që nuk bien në grackë të grupeve të caktuara…. Një apel për familjet të cilët kanë vuajtur viteve të fundit. Ju siguroj edhe në gjakun e të afërmeve të mi, se asgjë nga BDI të keqe nuk ka, sepse të gjithë jemi bashkë”, tha Ahmeti, sipas të cilit, BDI çdoherë ka qenë e interesuar që e vërtetë të dalë në shesh.
https://www.youtube.com/watch?v=z_wcaXfwXew
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












