Lajme
Alpinistët kosovarë gati të pushtojnë majën e Everestit
Anëtarët e ekspeditës janë Nazmi Hasanramaj, Qëndrim Sopi, Arineta Mula, Liburn Aliu dhe Haki Hasanramaj
Klubi i Alpinistëve Prishtina (KAP) po vazhdon përgatitjet intensive për të pushuar njërën nga majat më të njohura në botë, atë të Everestit, shkruan albinfo.ch.
Me anë të komunikate klubi ka njoftuar se është rritur motivi te alpinistët kosovarë. “Muaj të tërë takimesh, përgatitjesh dhe stërvitjesh vetëm sa e kanë shtuar vullnetin dhe vendosmërinë e alpinistëve të KAP për Ekspeditën Everest 2017. Shumë komponentë janë pothuajse të përfunduara, ndërsa çdo ditë e më shumë gjejmë përkrahje për rrugën tonë”, thuhet në komunikatë, derisa anëtarët e ekspeditës janë Nazmi Hasanramaj, Qëndrim Sopi, Arineta Mula, Liburn Aliu dhe Haki Hasanramaj.
Tashmë, kjo ekspeditë do të ketë edhe një femër në radhët e saj. “Arineta, tanimë zyrtarisht është pjesë e ekspeditës, gjë që i ka dhënë dimension të ri iniciativës sonë, dhe po të merret parasysh se është femra e parë shqiptare në këtë ngjitje, ky është motiv shtesë për ne. Ngjitjet tona në rajon dhe në botë (Mount Blanc, Kilimanjaro, Matterhorn, etj) vetëm sa e kanë çimentuar idenë e të qenit bashkë në këtë ekspeditë, prandaj konsiderojmë se synimi ynë drejt Everest-it ka filluar dhe është zhvilluar shumë më herët”, thuhet më tej në komunikatë.
Tashmë, faza e përgatitjeve po shkon drejt fundit. “I kemi përpara muajt e fundit të përgatitjeve, gjatë të cilëve do të vazhdojmë gradualisht drejt arritjes së parametrave të nevojshëm për ngjitje dhe kthim të sigurt. Gjatë kësaj kohe është rikonfirmuar shpirti ekipor dhe synimi i përbashkët i anëtarëve të ekspeditës, të cilët janë shumë të vendosur dhe të motivuar”, theksohet më tutje në komunikatë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












