Lajme
Alpinistët shqiptarë pushtojnë Mount Everestin!
Iniciativa Everest 2012 u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe është iniciativë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë
Siç bën të ditur portali Fjala e lirë, alpinistët shqiptarë, mes tyre dhe Gjergj Bojaxhi, ia dalin të pushtojnë Everestin, për të ngritur në çatinë e botës flamurin shqiptar. Lajmi konfirmohet nga një mesazh i marrë nga presidenti i kompanisë udhërrëfyese.
Alpinistët kanë mbërritur në majën e malit më të lartë në botë rreth orës lokale 07:00 (+5. 45 GMT). Nga grupi prej 6 alpinistësh, nga njoftimi mësohet se ia kanë dalë 4 nga 5 alpinistët, thuhet më tej në njoftimin e portalit të përmendur.
Nuk bëhen të ditur ende emrat e alpinistëve që hipën në majë.Ekspedita Everest 2012 u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe të lartësisë, dhe është iniciativë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
Fatjon Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja, nisën në muajin prill ngjitjen drejt pikës më të lartë të globit, për të vendosur flamurin shqiptar në zonën e flamujve, përkrahë flamujve të tjerë nga e gjithë bota.Iniciativa u sponsorizua nga Vodafone, Raiffaisen Bank dhe Ministria e Rinisë dhe sporteve.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












