Lajme
Alpinizmi kosovar në pullë postare
Pulla postare me imazhe të alpinizmit kosovar është lëshuar të premten e kaluar në qarkullim
Posta e Kosovës ka emetuar serinë më të re të pullave. Emisioni më i ri i pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës sjell imazhe të alpinizmit kosovar. Ky sport në Kosovë, edhe përkundër vështirësive dhe rreziqeve, mbetet një ndër sportet e preferuara.
Në Kosovë alpinizmi zhvillohet kryesisht në Grykën e Rugovës dhe në Prizren. Federata e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në sistemin e UIAA.
Alpinizmi është aktivitet pothuajse atletik që kërkon aftësi të konsiderueshme psikofizike dhe të përdorimit të pajisjeve specifike.
Zhvillohet në shkëmbinj, akuj, mure të brendshme dhe cak kryesor e ka ngjitjen në një lartësi të caktuar. Alpinizmi përfshin: Ngjitjen në Gurë, Ngjitjen në Mure të Brendshme, Ngjitjen në Akull, Ngjitjen pa Litar, Ngjitjen Sportive, etj.
Pulla postare me imazhe të alpinizmit kosovar është lëshuar të premten në qarkullim, thuhet në një njoftim të ardhur nga Posta e Kosovës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












