Lajme
Amazon paralajmëron se në 2023 do të ketë më shumë largime nga puna
Amazon do të minimizojë sërish vendet e punës në në fillim të vitit 2023, informoi punonjësit në një memo drejtori ekzekutiv Andy Jassy të enjten e 17 nëntorit.
Kompania konfirmoi publikisht disa pushime nga puna të mërkurën dhe Jassy tha se ndërsa procesi i planifikimit vjetor i Amazon shtrihet në vitin e ri, “do të ketë më shumë reduktime të roleve ndërsa udhëheqësit vazhdojnë të bëjnë përshtatje”, raporton The Verge, përcjell Albinfo.ch
Jassy tha se kompania nuk ka përcaktuar saktësisht se sa role shtesë do të shkurtohen, por deklaroi se do të ketë “reduktime në dyqanet dhe organizatat tona”. Amazon do të informojë se kush do të ndikohet nga shkurtimet e ardhshme në fillim të vitit të ardhshëm, raportoi i njejti medium.
Në njoftimin e së mërkurës, zëvendës presidenti i sektorit të pajisjeve dhe shërbimeve, Dave Limp, tha se disa punonjës në organizatë po pushoheshin nga puna, dhe Jassy tha të enjten se kompania ka filluar që të bëjë pagesa për largime vullnetare nga puna për disa nga organizatat e saj të burimeve njerëzore, duke konfirmuar raportimin nga Vox.
Artikulli i Vox theksoi se si pushimet nga puna janë komunikuar nga brenda përpara se drejtuesit e lartë të ndanin informacionin publikisht, dhe bazuar në shënimin e Jassy, duket se kjo qasje do të vazhdojë.
“Siç ka qenë rasti këtë javë, ne do t’i japim përparësi komunikimit të drejtpërdrejtë me punonjësit e prekur përpara se të bëjmë njoftime të gjera publike ose të brendshme”, shkroi Jassy.
Kompania do të përpiqet të gjejë role në vende të tjera pune për njerëzit e ndikuar nga pushimet nga puna brenda SHBA-së, dhe nëse nuk mundet që ta bëjë këtë, atëherë punëtorëve do t’u ofrohen paketa të pushimit nga puna, sipas Jassy.
New York Times të hënën raportoi se Amazon planifikoi të pushonte nga puna rreth 10,000 punonjës. Memorandumi i Jassy nuk specifikoi se sa njerëz do të preken ose sa kanë qenë tashmë. Amazon nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













