Kosova
Ambasada e SHBA-së: Kosova e Serbia të shikojnë nga e ardhmja
Këto ditë Kosovën e Serbinë e ka vizituar i dërguari i posaçëm i presidentit Trump, Richar Grenell.
Ambasada Amerikane në Kosovë ka dhënë detaje rreth vizitës së ambasadorit Grenell.
Në njoftimin e kësaj ambasade tregohet se Grenell ka zhvilluar takime me krerët e partive politike në Kosovë dhe me presidentin Thaçi, ndërsa në Serbi ai është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.
Sipas njoftimit të Ambasadës, qëllimi i SHBA-së është për t’i bërë bashkë partnerët në Kosovë dhe Serbi që të gjejnë një zgjidhje në pikat e konfliktit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ky është njoftimi i plotë:
Në vizitën e tij të parë zyrtare Kosovës dhe Serbisë më 9-10 tetor, ambasadori Richard Grenell u takua në Prishtinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me udhëheqësit e partive politike, duke përfshirë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, kurse në Beograd u takua me Presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq. Ambasadori Grenell i filloi të dy ditët duke u takuar së pari me udhëheqësit e komunitetit afarist. Administrata e Presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme. Qëllimi është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejt, duke shikuar nga e ardhmja.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












